Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vilë tre kate”! Duma denoncon me foto: Kryetari i PS-së përfitoi nga rindërtimi, po marrin militantët

schedule23:54 - 15 Mars, 2021

schedule 23:54 - 15 Mars, 2021

Ish-deputetja Grida Duma, e cila është një nga drejtueset e PD-së për fushatën për zgjedhjet e 25 prillit, përgjegjëse për Kavajën dhe Rrogozhinën bëri mbrëmjen e sotme në “Log.” një denoncim duke akuzuar se qeveria po u jep mundësi militantëve të përfitojnë nga fondet e rindërtimit edhe pse nuk janë prekur. Në denoncimin që Duma bëri, mori një shembull konkret. “Kjo është një vilë trekatëshe që ndodhet në Rrogozhinë, Gosë, është babai i administratores së Gosës.

Në Gosë dhe Rrogozhinë nuk ka rënë tërmet dëmtues, dhe këto vila nuk janë dëmtuar, por përdoren për njerëzit e vet. Ky kryetari i PS-së në Gosë është ky rasti.

1700 regjistrime kanë nisur vetëm në dy muajt e fundit, kur nuk deklarohen dëme reale në Rrogozhinë. Regjistrime që vijojnë. Unë e kam të qartë, ty (i drejtohet Spiropalit) edhe të gënjejnë se të kanë dhënë shumë poste edhe për Skënderbeun” tha Duma.

Spiropali i tregoi derën e prokurorisë. “Përse nuk i çon në prokurori?” “Patjetër që do të shkoj” u përgjigj Duma./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!