Vilë 760 mijë euro! Gazmend Bardhi, mesazh të koduar politikanit të rendësishëm

schedule13:32 - 9 Maj, 2022

schedule 13:32 - 9 Maj, 2022

Në një mesazh në rrjetet sociale deputeti Gazment Bardhi ka shtruar pyetjen për atë që quan me ironi “opozitë e vërtetë”, duke pretenduar se Edi Rama i mban peng për shkak se i ka zbuluar një vilë të pajustifikuar me vlerë 760 mijë euro.

Bardhi shkruan: “Pyetje për “opozitën e vërtetë”; vilën 760 mijë euro, e shitën apo spo ja ble askush ?? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama!!!”.

Bardhi nuk dha emër dhe kujt i drejtohet, por fakti që sipas tij bëhet fjalë për një person që mban peng opozitën, atëherë duket se bëhet fjalë për një politikan të rendësishëm. /abcnews.al