Interi bëri detyrën në Champions League duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 kundër Viktoria Plzen dhe pret rezultatin e përballjes Bayern Munich-Barcelona.
Edin Dzeko ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 20-të, me një goditje diagonale brenda zonës. Zikaltrit u munduan ta shënojnë edhe golin e qetësisë në pjesën e parë.
Këtë qëllim nuk e arriti, ndërkohë Onana nga ana tjetër nuk lejoi prekjen e rrjetës së tij. Në minutën e 71-të Dumfries u shfaq dhe shënoi golin që mbylli llogaritë dhe hipotekoi fitoren për Interin.
Sporting Lisbone ka marrë një fitore me shumë vlera, kundër Tottenham 2-0 dhe kryeson me gjashtë pikë të plota. Gjithçka u vendos në fund, me Paulinho dhe Arthur Gomes që ndëshkuan londinezët.
Plzen-Inter 0-2
Dzeko 20′, Dumfries 71′
Sporting-Tottenham 2-0
Paulinho 90′, Arthur Gomes 90+3′