“Viktimë e zgjuarsisë së tij”! Deklarata e Genc Rulit në Abc News që nervozoi Berishën

schedule16:10 - 8 Shtator, 2020

schedule 16:10 - 8 Shtator, 2020

Pavarësisht se kishte kaluar më shumë se një muaj, Sali Berisha nuk e kishte harruar deklaratën e bujshme të ish-ministrit të tij në Abc News në lidhje me rikandidimin e ish-kryeministrit duke e thumbuar jo pak mbrëmë përballë Çim Pekës.

Kur u pyet për Genc Rulin dhe atë deklaratë, Berisha tha se ai, Ruli, ishte viktimë e zgjuarsisë së tij, por se kur tërhiqej lideri historik i PD nga beteja e vendoste ai dhe jo të tjerët.

Çfarë ndodhi?

Në datë 6 gusht Genc Ruli, ish-ministër, aktualisht pjesë e komisionit të vlerësimit të kandidatëve për deputetë në një intervistë për Abc News, kur u pyet nëse Sali Berisha do të jetë në listë për zgjedhjet e ardhshme, tha se ish-kryeministri e ka marrë lavdinë nga politika duke lënë të kuptohet se mund të ketë një tërheqje.

Çfarë tha Genc Ruli në Abc News

Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim. Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë  ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty” tha ai, referuar Berishës, edhe pse komisioni nuk do të japë mendim për kupolën drejtuese të demokratëve.

Por Sali Berishës nuk i kishte dalë inati nga kjo deklaratë dhe mbrëmjen e djeshme në Syri tv u shpreh se Genc Ruli është një burrë i mençur, por ndonjëherë viktimë e mençurisë së tij duke deklaruar se do të jetë në listë për zgjedhjet e ardhshme.

Genc Ruli është një burrë i mençur, por ndonjëherë viktimë e mençurisë së tij. Ai ngatërron dy gjëra elementare që nuk mund të ngatërrohen kurrë me njëra-tjetrën. Ngatërron karrierën me betejën. Tjetër është beteja, tjetër është karriera.

Për karrierë, Berisha i ka dhënë fund më 26 qershor 2013. Të mendosh që një njeri që ka pasur disa funksione, qëndron deputet për karrierë, është e pamendueshme. Beteja do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimeve të PD. Ruli është viktimë e mençurisë së tij”, deklaroi Berisha. Do të vazhdoj betejën. Do të shoh situatën dhe rrethanat. Nga beteja nuk tërhiqem kurrë” tha ai.

Përgjigja e Berishës

Ndiqni intervistën e plotë të Genc Rulit më datë 6 gusht në Abc News që nxiti reagimin e Berishës:

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!