“Murgeshat katolike që drejtonin një shtëpi fëmijësh në Gjermani bënin rolin e tutorit, duke dërguar djem të vegjël te priftërinjtë, politikanët dhe biznesmenët, të cilët i përdhunonin ata nëpër festa seksi”. Kjo është dëshmia e një prej viktimave, i cili ka fituar në gjyq të drejtën për dëmshpërblim.
Sipas “Der Spiegel”, 63-vjeçari tregoi me detaje se si murgeshat, në këmbim të parave, e dërgonin që të abuzohej nga priftërinjtë dhe njerëz të fuqishëm që kur ishte 5 vjeç. Ai tha se është përdhunuar mbi 1000 herë gjatë viteve ’60 dhe ’70.
“Murgeshat kryenin rolin e tutorëve për djemtë deri në 14 vjeç. Nëse ata nuk pranonin të shkonin në këto festa seksi, i rrihnin me shkopinj ose i përplasnin kokën në mur”, kujton viktima, identiteti i të cilit nuk është zbuluar.
Shtëpia e fëmijës në Speyer të Gjermanisë u mbyll në vitin 2000, pasi u mësua skandali./abcnews.al