Viktima në Korçë ish-punonjës i postës, zbardhen dëshmitë e të afërmve

schedule23:22 - 23 Prill, 2020

schedule 23:22 - 23 Prill, 2020

Zbardhen të tjera të dhënë për 67-vjeçarin, Perikli (Petrika) Treska që u vra në Korçës. Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton për abcnews.al se viktima ka qenë punonjës në postë.

67-vjeçari njihej si person i rregullt dhe familjar, ndërsa bashkëshortja e tij punon në arsim.

Vrasja e 67-vjeçarit, i cili u gjet pranë banesës i goditur me thikë, është ende enigmë. Jashtë kamerës, të afërmit janë shprehur për Abc News se çifti nuk kishte shfaqur probleme me njëri-tjetrin, ndërsa kanë një femijë.

67-vjeçari u gjet i masakruar nga bashkëshortja mbrëmjen e sotme pranë banesës së tij, në afërsi të pedonales së qytetit. Nuk dihet se përse Treska ishte jashtë banesës në një orar që përkon më atë të karantinimit.

Lexo edhe: Vritet me thikë 67-vjeçari në Korçë, u gjet nga bashkëshortja në derën e banesës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!