Viktima dhe të plagosur në Japoni si pasojë e shpërthimit të një vullkani pranë një resort skish. Viktima është një ushtar, i cili po merrte pjesë në një stërvitje, ndërsa nga të plagosurit pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Një person humbi jetën për shkak të shpërthimit të një vullkani në orët e para të mëngejsit së të martës në Japoni. Aktivizimi i vullkanit pranë një rezorti skish shkaktoi një ortek, nga i cili 16 persona mbetën të plagosur. Pjesa më e madhe si pasojë e shiut të gurëve.
Viktima sipas mediave japoneze që citojnë Ministrinë e Mbrojtjes është një ushtar i cili në momentin e shpërthimit të vullkanit po merrte pjesë në një stërvitje.
Ndërsa nga të plagosuri pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë pasi janë goditur nga xhamat e kabinës në të cilën ndodheshin kur ndodhi shpërthimi. Agjencia metereologjike japoneze u bëri apel banorëve pranë zonës që të mos afroheshin tek vullkani duke shpjeguar se ai ishte në gjendje active. Autoritetet vendore u shpreën se janë 78 oersonat që kanë mbetur të bllokuar në zonë ndërsa 100 të tjerë janë evakuuar nga resorti.
Sipas të dhënave të agjencisë metereologjike kombëtare japoneze ky është aktivizimi i parë i këtij vullkani që nga viti 1983. Në japoni janë 11 vullkanët active, pasi vendi ndodhet në rripin e zjarrit të paqësorit, ku regjistrohet pjesa më e madhe e tërmeteve dhe shpërthimeve të vullkanit në botë. Në 27 shtator të 2014-ës vullkani Otake gjatë shpërthimit të tij shkaktoi 63 viktima. Numri më i lartë i viktimave në 90 vjet. Ky vullkan ndodhet në zonën e Naganos e cila frekuentohet shumë nga turistët për shkak të ngjyrave spektakolare në stinën e vjeshtës./abcnews.al