Viktima e atentatit të sotëm në Durrës dyshohet se ka marrë pjesë në 12 ngjarje kriminale

schedule22:20 - 18 Maj, 2022

schedule 22:20 - 18 Maj, 2022

Abc ka zbuluar detaje të reja mbi Arben Mërkurit (Ismailit), 48-vjeçarit të vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Sukth, para biznesit të tij.

Burime për Abc bëjnë me dije se Mërkuri dyshohet të ketë marrë pjesë në 12 ngjarje të rënda kriminale.

48-vjeçari ka qenë gjithashtu një nga personat e dyshuar që ka marrë pjesë në ekzekutimin e 4 viteve më parë të Ervin Dalipajt dhe Juxhin Dautajt.

Ndërkohë Arben Mërkuri ka qenë i arrestuar në vitin 2016-të nga policia, pasi sëbashku me dy persona të tjerë dyshohet se dhunuan biznesmenin libanez Faadi Mitri.

Gjithashtu Mërkuri njihet si miku i ngushtë i Landi Muharremit ose i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut, i cili dyshohet se ka qenë në makinë me prokurorin Arjan Ndoji, ditën që iu bë atentat, ku mbeti i vrarë shoferi i tij.

Si ndodhi dhunimi i biznesmenit Mitri?

Mitri ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmija në momentin kur u sulmua barbarisht me shkop bejsbolli ne vitin 2016. Ai u goditur 10 herë në kokë dhe 7 herë të tjera në gjymtyrë. Kanë qenë tre persona që e kanë sulmuar, pasi i kanë përplasur makinën me të cilën ai udhëtonte në rrugën e Rinasit. Autorët ne atë kohë u larguan me një makinë tip “Tuareg” me targa të huaja. Sipas dëshmisë së biznesmenit dhe shoferi i dhunuar kanë dhënë para hetuesve, njëri nga autorët ka filmuar të gjithë skenën.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!