Padyshim pritej një fitore e “Vikingëve”.
Norvegjia nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në transfertën e Kazakistanit, në sfidën e parë të aventurës së tyre në UEFA Nations League, pavarësisht se në fushë kishin hedhur më të mirët e tyre.
Haaland, Odegaard, Sorloth e Nusa ishin në fushën e blertë, por sërish nuk mjaftuan për të siguruar 3 pikë të arta, me vendasit kazakë që arritën t’i rezistonin sulmeve të vazhdueshme, të norvegjezëve në drejtim të portës së tyre.
Kështu, falë këtij rezultati, Norvegjia e Kazakistani pozicionohen në vendin e parë dhe të dytë të tabelës së grupit B3, grup ku bëjnë pjesë edhe Sllovenia me Austrinë, skuadra që do të përballen me njëra-tjetrën, në orën 20:45. /i.m /abcnews.al