Në Gjirokastër vijon procesi i vaksinimit për të moshuarit mbi 70 vjeç. Ministri Bledi Çuçi, njëherësh edhe drejtuesi politik i PS në këtë qark ka publikuar pamje nga një nga një prej qendrave të vaksinimit sot.
Në postimin e tij, Çuçi thekson se PS ishte ajo që e nisi vaksinimin, dhe po PS do ta përfundojë.
Bashkë me videon, ai shkruan:
“Sa duruam deri më tani nuk do të presim më për t’iu rikthyer jetës si më parë. Sakrifica e jashtëzakonshme që bëmë së bashku për më shumë se një vit do të jetë thjesht si një ëndërr e keqe që e pamë së bashku. Siguruam vaksinat jashtë çdo parashikimi e pritshmërie. Ne e nisëm vaksinimin dhe ne do ta përfundojmë. Askush s’do të mbetet pa u vaksinuar”.