Në të gjithë vendin vijon vaksinimi për të moshuarit mbi 70 vjeç me vaksinën kineze Sinovac.
Gazetari Gjergj Figuri raporton për ABC se në Lezhë janë ngritur qendra masive vaksinimi në Sheshin Gjergj Kastrioti.
Ndër të tjera ai thekson se deri më tani në këtë qytet janë vaksinuar me Sinovac 353 të moshuar.
Gjithashtu vaksinimi me vaksinën kineze për grupmoshën mbi 70 vjeç vijon dhe në Vlorë.
Gazetari Elton Nika thekson se nga fillimi i procesit të vaksinimit në këtë qytet janë vaksinuar 10 350 persona, dhe vetëm me vaksinën Sinovac, 2280 të moshuar. /abcnews.al