Kur paqja në botë është vënë para sprovave të vështira dhe politikat për shuarjen e luftërave po dështojnë, muzika vjen si një sfidë për të dhënë mesazhe për paqen dhe bashkëjetesën midis popujve.
“Një Koncert për Paqen” rikthehet në Fier, traditë e nisur 7 vite më parë.
Kori italian “Le Chorus, orkestra “Magna Grecia”, drejtuar nga dirigjenti Luigi Leo, zëri i sopranos Valentina Variale dhe baritonit Giuseppe Naviglio mblodhën shumë artdashës në teatrin “Bylis”.
“Të bësh një koncert në paqe për paqen, në moment historik, është një shenjë e mirë për të zbutur zemrat. Të përfshihemi të gjithë për të bindur kokat e shtetit, për të rikthyer paqen”, tha dirigjenti Luigi Leo.
Një poet dhe një kompozitor, dy krijues të rinj italianë, pasi kanë shëtitur në vendet e antikitetit, sollën një vepër e veçantë, “Like a tree”, që u kushtohet luftëtarëve, sportistëve dhe artistëve të “Magna Grecia antike”.
Një rrëfim përralle panhelenike, në 3 korniza muzikore dhe një interlud për soprano, bariton, kor dhe orkestër. Vepër e gjitha për paqen.
“Harmonia midis tingujve simbolike, si harmonia midis njerëzve, në një moment të vështirë si ky. Kemi nevojë të manifestojmë paqen. Dhe kjo muzikë, veçanërisht është e rëndësishme, sepse duhet të pushojmë së bëri muzikë “muzesh”, muzikë repertori tradicional. Është e rëndësishme të promovojmë muzikë të re, sidomos me këtë përmbajte në situatën që po jetojmë sot”, tha baritoni Giusepe Naviglio.
“Koncerti për paqen” është duartrokitur nga dhjetëra artdashës fierakë./Abcnews.al/