Vijojnë përplasjet te Sheshi i Willson mes protestuesve të opozitës dhe policisë. Kjo e fundit po bën thirrje që militantët të lirojnë aksin rrugor. Mes tyre vihen re dhe figurat e Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja, Luan Baci, Bujar Leskaj dhe nga Partia e Lirisë, Tedi Blushi.
Sakaq, gazetari Ervin Leka raporton se një qytetar është përplasur me forcat e policisë. Ndërkohë, që pritet që protesta e opozitës të vazhdojë deri në orën 20:00.