Vijon telenovela edhe pa Kim, Irina Shayk braktis Kanye West

schedule12:57 - 14 Korrik, 2021

schedule 12:57 - 14 Korrik, 2021

Kim Kardashian dhe Kanye West vendosën të ndahen, duke ndarë kujdestarinë e katër fëmijëve më datë 19 Shkurt.

Pas ndarjes, mediat e huaja raportuan se Kanye ishte lidhur me modelen Irina Shayk. Mirëpo, burime pranë “Page Six” kanë treguar se romanca e tyre ka përfunduar papritur, pasi Irina e shikon si një mik dhe nuk dëshiron të ketë një marrëdhënie me të.

Sipas burimeve, Kanye i ka kërkuar modeles të shkojë me të në Paris për një shfaqje mode, mirëpo ajo nuk ka pranuar.

Ajo e pëlqen atë si një mik, por nuk dëshiron një marrëdhënie me të. Ajo nuk dëshiron lajme në shtyp se mes tyre ka një romancë, gjë që do të kishte ndodhur nëse do të shkonte në Paris me të. Do të kishte pasur edhe një muaj tjetër lajme që flisin për lidhjen e tyre”, janë shprehur burimet për “Page Six”.