Shumë pranë banesave në kodrat e fshatit Zhulaj, në njësinë administrative Krahës në Memaliaj ka rënë zjarr. Vatra vijon të jetë aktive që nga mesdita e së premtes dhe siç mëson Abcneës.al flakët po vijojnë të përhapen.
Sipas asaj që thonë banorët, tashmë të rrezikuara edhe shtëpitë e fshatit.
Ndërhyrja me mjete për vënien në kontroll të situatës është e vështirë si pasojë e terrenit të pyllëzuar dhe malor. /abcnews.al/