Vijon saga e zbardhjeve/ Si Laert Haxhiu organizoi 2 ekzekutimet pa lënë gjurmë: 25-vjeçarin e vrarë e hodhën në rezervuar

schedule11:44 - 28 Shtator, 2023

schedule 11:44 - 28 Shtator, 2023

Vijon zbardhja e veprimtarisë kriminale të të riut nga Lushnja, Laert Haxhiu. Në kuadër të operacionit “Never Foret”, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, Prokuroria dhe Policia kanë zbuluar se ai ka organizuar edhe ekzekutimin më 27 dhjetor të 2021, ku u vra armë 35-vjeçari Albi Bashaliu.

Ky i fundit u ekzekutua në fshatin Gjoçaj të Peqinit, kur sapo kishte zbritur nga makina për të shkuar në kafe. Dyshimet ishin për hakmarrje, pasi në qershor të atij viti, vëllai i viktimës, Leonard Bashaliu vrau Ylber Xhahysën. Dyshja u konflikuan për motive banale, konkretisht për gërvishtjen e makinë dhe gjithçka përfundojë në tragjedi

.

Laert Haxhiu ishte organizator i vrasjes së Fridman Xhaferraj në maj të 2021 në rezervuarin e Gjançit. 25-vjeçari dyshohet se u vra në qytetin e Korçës dhe u hodh në rezervuar. Dyshimet e asaj kohe bënin të ditur se ekzekutimi ndodhi për larje hesapesh, për shkak të konflikteve të krijuara më herët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!