Vijon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 3684 testime të kryera janë konfirmuar pozitive 45 raste të tjera. Ndërsa, humbje jete nuk ka pasur në 24 orët e fundit.
Të infektuarit janë regjistruar në këto bashki: 10 raste në Tirane, 9 raste ne Shkodër, nga 4 raste në Kavajë, Sarandë, 3 raste në Himarë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Durrës, Fier, Kukës, Lezhë, Mirditë, Kamzë, Përmet, Peqin
Aktualisht janë 402 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin kurse në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 21 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv dhe 17 qytetarët e shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,222 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (31 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 45
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 21
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3684
Testime totale 900,346
Raste pozitive 133,081
Raste të shëruara 130,222
Raste Aktive 402
Humbje jete 2,457
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 146
Elbasan 56
Kukës 34
Vlorë 32
Shkodër 31
Lezhë 30
Fier 21
Berat 18
Korçë 15
Durrës 14
Gjirokastër 5 s.b/abcnews.al/