Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vijon puna për ndërtimin nënstacionit Tirana 3, Karakaçi: Investim kyç për sigurinë energjetike

schedule14:35 - 22 Prill, 2026

schedule 14:35 - 22 Prill, 2026

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi sot punimet për ndërtimin e nënstacionit elektrik Tirana 3 në zonën e Petrelës, një projekt strategjik për sigurinë energjetike të kryeqytetit.

Gjatë vizitës, ministri Karakaçi u shoqërua nga përfaqësues të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (BMZ), ambasadës gjermane në Tiranë dhe partnerit financiar KfW, duke vlerësuar progresin e punimeve dhe rëndësinë strategjike të këtij investimi.

“Kënaqësi të isha sot me përfaqësues të Ministrisë Gjermane, ambasadën Gjermane dhe përfaqësues të KfW, në punimet dhe ecurinë e punimeve të këtij nënstacioni shumë të rëndësishëm për sigurinë energjetike të Tiranës. Jemi në nënstacionin Tirana 3, i cili përmban punimet ndërtimi i nënstacionit të ri, në një zonë jeshile që nuk ka pasur nënstacion më para dhe me tre linja 110kV që dalin nga këtu dhe lidhen me nënstacionin e Traktorave, nënstacionin e Selitës dhe nënstacionin e Farkës.



Ky investim është shumë i rëndësishëm për sigurinë energjetike të Tiranës pasi krijon një lidhje unazore me pjesë të tjera të nënstacioneve të Tiranës dhe është një bashkëpunim shumë i suksesshëm me kfW i cili në fakt në vazhdën e investimeve dhe bashkëpunimeve shumë të mira me Operatorin e Sistemit të Transmetimit edhe përsa i përket linjave të tjera të intekonjeksionit, siç është ajo e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut e cila nga pjesa e palws shqiptare është rreth 86% të punimeve të kryera. Po ashtu kemi projekte të tjera me këtë bankë të rëndësishme gjermane që lidhen me dixhitalizimin e OST, por edhe me pjesën unazore të Tiranës përsa i përket linjave të transmetimit. Me këtë bankë, po ashtu, një element shumë i rëndësishëm përsëri për sigurinë energjetike të Tiranës kemi ndërtimin e nënstacionit të ri të Kamzës që i jep përsëri një siguri furnizimi mjaft të madhe qytetit të Tiranës.

Pse është i rëndësishëm ky investim?! Të gjitha investimet që ne po bëjmë për qytetin e Tiranës, pasi qyteti i Tiranës është qyteti që ka ritmin e ndërtimeve dhe të investimeve më të mëdha dhe patjetër ne duhet ti përgjigjemi me siguri energjetike dhe me cilësi furnizimi mjaft të lartë. Mjafton të prek këtu disa investime shumë të rëndësishme që ne jemi duke bërë në Tiranë, siç është nënstacioni i Qendrës, që do të jetë një nënstacion i ri nëntokësor, në qendër të qytetit. Nënstacioni i Zogut të Zi. Kemi një nënstacion të ri në Kinostudio dhe po ashtu investimi që po bën Operatori i Sistemit të Transmetimit, përsa i përket linjës Tirana 1, Zogut të Zi dhe të gjitha investimeve të tjera në Transmetim dhe në Shpërndarje. Të gjitha këto investime janë shumë të rëndësishme, pasi qytetin e Tiranës e kthejmë në një siguri shumë të lartë energjetike, ulim humbjet, por edhe minimizojmë çdo kohë të uljes së defekteve apo çdo lloj shqetësimi që mund ti krijojmë qytetarëve.

Të gjitha këto investime janë në linjë të drejtë me të gjitha investimet që ne po bëjmë në Shqipëri, përsa i përket jo vetëm uljes së humbjeve, por investime në zona turistike, bregdetare, duke filluar që nga bregdeti Adriatik në bregdetin Jonian, por dhe investime të rëndësishme që po bëjmë në Alpet e Shqipërisë dhe në çdo qytet ku kemi patur problematika në të shkuarën. Një falënderim i rëndësishëm është edhe njëherë për partnerin tonë të palës gjermane KfW, për të gjithë investimin dhe për të gjithë bashkëpunimin shumë të mirë në sektorin energjetik.” u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!