Ndërkohë, që në Kosovë po vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e mbajtura në 9 Shkurt, analisti Mentor Nazarko u shpreh se kjo është hera e parë që qeveria Kurti organizoi zgjedhjet.
Ai tha për “Ballkan Update” se Kosova ka spikatur gjithmonë për nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve në kohë dhe kjo është hera e parë që po vonohen kaq shumë.
“Është hera e parë që qeveria Kurti organizon zgjedhje. Natyrisht KQZ është institucion i mëvetshëm, por është hera e parë që ka probleme të veçanta, të menaxhimit teknik të tyre.
Deri tani nuk ka akuza për keqpërdorime, nëse do të dalin dhe unë jam i sigurt që do dalin, ato lidhen me atë luftën e brendshme për votat e preferencës brenda partive të caktuara. Edhe për shkak të situatës që asnjëra prej tyre nuk mund të kapërcejë atë limitin e nevojshëm, unë mendoj që përfundimi dhe certifikimi i tyre, do të marri kohë. Hera e parë që Kosova merr kaq shumë kohë për të dalë një rezultat zgjedhjesh”, deklaroi Nazarko./abcnews.al