Vijon përhapja në institucionet arsimore, rastet e reja me Covid-19 në Berat

schedule20:45 - 3 Shkurt, 2021

schedule 20:45 - 3 Shkurt, 2021

Situata e koronavirusit në vend, vijon të jetë shqetësuese. Rekord shifrash u raportuan ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë, me 1007 të infektuar në 24 orët e fundit.

Ndërkohë në Berat u raportuan 14 raste të reja me koronavirus.

Mësohet se rastet janë shënuar në institucionet publike, ku të prekur kanë rezultuar , mësues, nxënës infermierë, ekonomistë…

Rastet e pozitivë për Covid-19:

-1 mësues në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat,

-1 mësues në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” në  Urë-Vajgurore,

-1 mësues në shkollën e mesme “Muhamerr Janina” në Urë-Vajgurore,

-2 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Karkanjoz,

-1 nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në Berat,

-1 student,

-1 infermier në Qendrën Shëndetësore të fshatit Vërtop në Poliçan,

-1 ekonomist në Kuçovë,

-1 ekonomist në  Poliçan,

-1 punonjëse

-1 punonjës i firmës së ndërtimit të rrugëve

-1 shofer i kompanisë së vajit

-1 punonjëse në fasoneri

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!