Vijon numërimi në Kukës, ja kush kryeson

schedule07:15 - 25 Shtator, 2023

schedule 07:15 - 25 Shtator, 2023

Vazhdon procesi i numërimit të votave në garën për kryetarin e bashkisë së Kukësit. Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, deri më tani kryeson kandidati socialist Albert Halilaj.

Në 45 kuti të numëruara nga 74 që janë në total, Halilaj ka marrë 7211 vota ndërsa kandidati i i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Emri Vata ka 4278 vota. Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 45.63%.

Kujtojmë që zgjedhjet e pjesshme në Kukës u mbajtën pas dorëheqjes dhe shkarkimit të Safet Gjicit disa muaj më parë, i cili u përfshi në një skandal seksual me Alma Kaçin./abcnews.al