Vijon numërimi i votave preferenciale në Korçë, cilët janë kandidatët favorit për mandatin e deputetit

schedule20:10 - 13 Maj, 2025

schedule 20:10 - 13 Maj, 2025

Numërimi i votave në qarkun e Korçës përfundoi këtë të martë, ku në epërsi me mbi 50 për qind të votave fituan socialistët. 57,213 vota rezultuan për PS, ndërkohë PD arriti të merrte 36,405 vota. E treta renditej Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ e Lapajt me mbi 4,500 vota.

Korçarët shprehën vullnetin e tyre në kutitë e votimit në 422 qendra votimi, ndërkohë që vijon numërimi për votën e Diasporës. Nga 2,811 zarfe të hapura, 1600 vota janë në favor të PS, e ndjekur nga PD me 721 vota.

Rezultatet paraprake nga 160 qendra votimi, nxjerrin si kandidatë favorit për mandatin e deputetit Ilirian Pendavinji me 3,917 vota. Në vend të dytë Bledi Çomo me 3,395 dhe Besa Spaho me 2,896.

Nga Partia Demokratike, kryeson listën e kandidatëve Jorida Mazelliu me 2,833 vota. Në vend të dytë Fidel Kreka me 1,834 vota. Në vend të tretë është Andrea Mano me 1,799 vota.

Ndarja e mandateve në qarkun Korçë janë 6 mandate për PS, ndërsa për PD janë 4 mandate.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!