Në vend vijon procesi i vaksinimit të mësuesve dhe pedagogëve. Nga Vlora, gazetari Elton Nika Raporton se deri më tani janë 500 mësuesit e vaksinuar, ndërsa 180 e marrin dozën e parë të vaksinës së AstrsaZenecas 180 mësues të tjerë.
Vaksinimi ka nisur edhe për pedagogët e Universitetit të Vlorës. Pasi Agjencia Evropiane e Barnave dha verdiktin, duket se stepja për të mos e bërë vaksinën është ulur.Gazetari raporton se deri më tani, nuk është dëgjuar për efekte anësore tek mësuesit.
Ndërsa, gazetari Aldo Kozarja raporton se në Elbasan janë hapur katër qendra vaksinimi në të cilat po vaksinohen mësues, pedagogë dhe edukatorë. Edhe Kozarja raporton për rritje të numrit të mësuesve që janë të gatshëm të vaksinohen.
“Në Elbasan janë vaksinuar 750 mësues, nga të cilët kanë marrë dozën e parë, vetëm paraditës, 22 mësues… Ka nisur edhe marrja e dozës së dytë të Pfizer.”
Për mikrofonin e ABC foli edhe një mësues i një shkolle 9-vjeçare i cili tha se ndihet mirë pas bërjes së vaksinës dhe se nuk ka pasur asnjë shqetësim.
“Besoj në shkencë, jam mësues biologjie. Po presim radhën. Drejtoria arsimore ka një grafik të detajuar. Për të mos krijuar mbingarkesë.”
Apeli për mësuesit? –“Vaksinë dhe vetëm vaksinë.” sb/abcnews.al/