Vijon ndotja e lumit Gjanica në Fier, qytetarët: Po sëmuremi! Asnjë kompani e penalizuar

schedule19:45 - 17 Shtator, 2020

schedule 19:45 - 17 Shtator, 2020

Lumi Gjanica ne Fier është ndotur sërish në nivele alarmante. Ai ka ndryshuar ngjyrë ndërsa aroma e rëndë e squfurit është përhapur në të gjithë zonën. Qytetarët teksa vlerësojnë investimin për rehabilitimin e shtratit qytetarët janë të shqetësuar për ndotjen e lumit.

Autorët e kësaj ndotjeje toksike dhe të vazhdueshme janë kompanitë e naftës që ushtrojnë aktivitetin përgjatë rrjedhës së lumit nga Mallakastra deri në Fier. Por pavarësisht kontrolleve Inspektorati Mjedisor ende nuk ka mundur të identifikojë se cila prej këtyre kompanive ka derdhur mbetjet e naftës në lumë.

Janë të paktën 10 subjekte të dyshuar për këtë situatë që vazhdon prej vitesh në Fier. Disa prej tyre janë ndëshkuar me gjoba por kjo nuk ka bërë efekt pasi gjobat kundërshtohen në gjykatë duke bërë që pjesa më e madhe e tyre të mos paguhen.

Në këto kushte lumi Gjanica është një rrezik i përditshëm për shëndetin e mijëra banorëve që jetojnë përgjatë rrjedhës së lumit por edhe më gjerë pasi me shkarkimin e ujërave në det ndotja përhapet gjithandej. Abcnews.al