Parku i Liqenit të Farkës po shndërrohet në një pikë referimi për ata që duan të kalojnë disa orë në ajër të pastër e larg zhurmës së qytetit. 870 fidanë pishe, iu shtuan ketij parku, pjesë e projektit të Pyllit Orbital. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi të gjithë ata që kontribuan për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra në kryeqytet. Synimi i bashkise sipas krybashkiakut është që deri në përfundim të sezonit të mbjelljes së pemëve të reja, kryeqytetit t’i shtohen në total 100 mijë pemë. Duke e cilësuar si dhuratën më të mirë për Tiranën, kreu i Bashkisë ftoi qytetarët që t’i bashkohen këtij koalicioni./abcnews.al
Vijon mbjellja e pemëve, Veliaj: Dhurata më e mirë për Tiranën
schedule12:30 - 11 Dhjetor, 2017
schedule 12:30 - 11 Dhjetor, 2017