Vijon grushti i hekurt i Erdogan/ Mbi 18 mijë punonjës të pushuar

schedule12:53 - 8 Korrik, 2018

schedule 12:53 - 8 Korrik, 2018

Në Turqi vijojnë spastrimet nga administrate publike, ku Erdogan me një dekret të fundit ka shkarkuar nga detyra mbi 18 mijë punonjës. Ata nuk kanë më të drejtë në jetën e tyre që të angazhohen në ndonjë punë administrate publike në Turqi. Të shkarkuarit akuzohet për lidhje me imamin Gylen.

Me dekretin e fundit legjislativ në Turqi në kuadër të ligjit të gjendjes së jashtëzakonshme, mbi 18 mijë persona janë hequr nga detyra në institucione të ndryshme publike, ndërsa 148 persona janë kthyer në detyrat e tyre. Kjo raportohet nga agjencia shtetërore e lajmeve Anadollu. Sipas dekretit, qytetarët janë pushuar nga detyra për të mos u rivendosur më në asnjë detyrë publike. Ata janë përcaktuar nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare se kanë qenë anëtarë në organizata terroriste, grupe apo formësime apo në lidhje me grupe të cilët kanë kryer aktiviteteve kundër sigurisë kombëtare, e thënë ndryshe akuzohen se kanë qenë pjesë e lëvizjes së imamit Fetullah Gylen. Ky I fundit akuzohet nga Erdogan se orkestroi grushtin e dështuar të shtetit me 15 korrik të 2016ës. Megjithatë, Gylen ka mohuar çdo përfshirje.

Personat që janë hequr nga detyrat e tyre kanë qenë me detyrë në institucione publike si forcat e armatosura, forcat detare, forcat ajrore, në drejtorinë e policisë, komandën e xhandarmërisë, zv.prefektë dhe detyra të tjera të ndryshme në poste publike. Gjithashtu për këto persona theksohet se ndaj tyre nuk do të kërkohet ndonjë vendim dënimi dhe nuk do të ripunësohen në institucione publike dhe po ashtu ndaj tyre do të hiqen të gjitha gradat apo të drejtat e statusit për punonjësit në institucionet publike.

Nëpërmjet dekretit legjislativ 701 janë rikthyer në detyrën e tyre 148 persona, të cilët do të duhet të fillojnë detyrën e tyre brenda 10 ditëve. Për këto persona do të paguhen të gjitha të drejtat financiare dhe sociale që nga dita kur janë pezulluar dhe ditën kur do të fillojnë punën e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!