Vijon gjendja alarmante në Venezia, kryebashkiaku apel banorëve dhe turistëve

schedule12:16 - 15 Nëntor, 2019

schedule 12:16 - 15 Nëntor, 2019

Moti i keq që prej ditësh ka përfshirë pjesën më të madhe të Italisë. Departamenti i mbrojtjes civile deklaroi gjendjen e alarmit në Bolcano, Liguria dhe Toskanë. Në Venezia niveli i ujit mund të arrijë deri në 160 cm. Ndërkohë që sheshi San Marko është mbyllur për arsye sigurie.

Kryebashkiaku i Venecias, Luixhi Brunjaro u kërkoi qytetarëve dhe turistëve që të shmangin lëvizjet. Në një mesazh në profilin e tij “Twitter” ai shkruan se është një ditë e jashtëzakoshme për qytetin, dhe për këtë arsye duhet bashkëpunimi i të gjithëve.

Përveç reshjeve të dendura dhe erës së fortë, në veri të vendit kanë nisur dhe reshjet e para të dëborës. Dëbora do të mbulojë deri 400-600 metra në Piemonte dhe më shumë se 1000 metra, në Lombardi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!