Një zjarr masiv ka përfshirë sot fushën e mbetjeve të qytetit të Vlorës. Nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme toke ndërkohë që forca të shumta zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve prej disa orësh. Katër automjete zjarrfikëse ndodhen në zonën e fushës së mbetjeve.
Gazetari Elton Nika raporton se pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse por edhe të ujësjellësit, sitiata paraqitet problematike. Gazetari thotë se banesat nuk rrezikohen nga zjarri. Situata do të vijojë të mbetet e tillë edhe në orët në vijim pasi po tentohet që të bëhet e mundur shuarja e zjarrit.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Kjo nuk është hera e parë që fusha e mbetjeve përfshihet nga flakët./abcnews.al