Nga Erblina Mile
Vijon aksioni për shembjen e shtëpive në lagjen 5 maji në kryeqytet.
Gjatë së martës janë shembur rreth 10 godina. Banorët e kanë kundërshtuar një gjë të tillë dhe kanë debatuar me punonjës të bashkisë.
Aksioni ka nisur në orët e para të mëngjesit edhe pse moti ka qenë i paqëndrueshëm dhe me reshje. Pronarët e banesave e cilësuan të padrejtë aksionin . Ata theksojnë se po i shkatërrohet pasuria të cilën e kanë vënë përgjatë një jete.
Shembja e këtyre banesave vjen si pasojë e projektit të rindërtimit, ku në total preken 430 ndërtesa. Banesat që duhet të shemben, ndodhen në hartën e projektit të Bashkisë së Tiranës si “zonë në zhvillim” dhe parashikohet ndërtimi i pallateve ku do të strehohen familjet që u është dëmtuar banesa nga tërmeti i vitit 2019./abcnews.al