Në qytetin e Lushnjës vijon plani operacional policor, “Hapësirat publike”, ndaj shfrytëzimit të kundërligjshëm të hapësirave.
Policia ka evidentuar 3 raste të shfrytëzimit të hapësirave, për aktivitete ekonomike të paregjistruara (shitblerje/parkim automjetesh). Për këtë janë vënë nën hetim 3 autorët e paligjshmërisë.
“-A. S., 34 vjeç dhe R. K., 29 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Savër”, kishin pushtuar 2 hapësira publike, të cilat i shfrytëzonin si subjekte për shitblerje automjetesh, aktivitet të cilin nuk e kishin regjistruar te organet tatimore; -A. H., i cili shfrytëzonte një hapësirë në lagjen “Gafurr Muça”, si vendparkim automjetesh, aktivitet të cilin nuk e kishin regjistruar te organet tatimore”, njofton policia.
Plani operacional “Hapësirat publike” vijon. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

