Vijon aksioni në bregdet, policia liron hapësirën publike në Divjakë, sekuestrohen 169 çadra

schedule09:29 - 4 Gusht, 2022

schedule 09:29 - 4 Gusht, 2022

Policia e Fierit ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit.

Është liruar hapësira në plazhin e Darëzezës dhe Divjakës, ndërsa janë proceduar penalisht administratorët e 3 subjekteve, të cilët zunë hapësirën publike në plazh, duke vendosur çadra dhe shezlogë, pa lejen përkatëse.

Policia ka sekuestruar 169 çadra dhe 338 shezlongë.

Blutë bëjnë me dije se referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal, për shtetasit Sh. G., 45 vjeç; E. G., 30 vjeç, të dy banues në Fier dhe M. K., 29 vjeç, banues në Divjakë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të vijës bregdetare, në plazhin e Darëzezës, në breg të detit u gjet një mjet uji tip gomone, i cili u dërgua në Stacionin e Policisë Kufitare Hoxharë, për verifikimin e dokumentacionit dhe identifikimin e pronarit. Nga kontrolli i mjetit lundrues, nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!