Europa vijon të jetë e përfshirë nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dendura të dëborës. Sipas parashikimeve metereologjike situata do të jetë e tillë deri në fundjavë, ndërsa të mërkurën parashikohet mot dhe më i ftohtë.
Vijojnë uljet e temperaturave në pjesën më të madhe të europës, ndërsa disa vende janë në gejndje alarmi për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Në Bullgari pritet që gjatë ditës niveli i borës së rënë të shkojë në 40 centimetra. I ftohti që vjen nga Siberia është pagëzuar nga metereologët me emrin Bisha që vjen nga lindja, ka sjellë temperaturat më të ulëta ndër vite në Europë.
Temperaturat në Moskë kanë rënë deri në minus 20 gradë të dielën duke shënuar dhe natën më të ftohtë të këtij dimri.
Në Kroaci gjendja është dhe më problematike me forcat e ndërhyrjes së shpejtë që po përpiqen të arrijnë në zonat e izoluara për të furnizuar me ushqime dhe ilaçe banorët./abcnews.al