Vijojnë tensionet në Mal të Zi, serbët përplasen me policinë

schedule07:24 - 30 Dhjetor, 2019

schedule07:24 - 30 Dhjetor, 2019

Vijojnë tensionet në Mal të Zi, ku serbët janë ngritur në protestë kundër miratimit të një ligjit për Liritë Fetare.

Sipas mediave vendase, situata  mbrëmë në Nikshiq është e tensionuar, si në qytetet e tjera të Malit të Zi.

Në rrethrrotullimin drejt aeroportit, dhjetë të rinj serbë sulmuan me fishekzjarre policinë. Policia hodhën gaz lotsjellës ndaj protestuesve dhe ikën.

Menjëherë pas incidentit, policia mori përforcime dhe iu kundërpërgjigj. Ndërsa trafiku u bllokua.