Fillimi i javës së këtij fund Gushti, moti do të mbetet me diell përgjatë ultësirës perëndimore dhe do të karakterizohet nga vranësira të pasuara nga stuhi lokale në verilindje.
Era do të jetë me drejtim nga Perëndimi dhe do të jetë me shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max do të jenë:
Në zonat malore nga 17 deri në 33°C, në zonat e ulta nga 18° deri në 37°C dhe në zonat bregdetare nga 22 deri në 35°C./abcnews.al

