Vijojnë replikat, Rama-Metës: S’u heq asnjë presje atyre ç’kam thënë, s’kam arsye të shqetësohem

schedule14:32 - 4 Tetor, 2020

schedule 14:32 - 4 Tetor, 2020

Vijojnë replikat virtuale mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të shtetit, Ilir Meta.

Rama me anë të një tjetër postimi në Twitter thekson se nuk u heq asnjë prejse atyre që ka thënë dhe se nuk ka asnjë arsyse të shqetësohet ç’do mendojë nesër kush do të lexojë fjalimet e tij.

Postimi në Twitter

“Ilir unë s’u heq asnjë presje atyre ç’kam thënë e s’kam asnjë arsye të shqetësohem ç’do mendojë nesër kush do lexojë fjalimet e shkrimet dhe do shohë intervistat e mia, përkundrazi! Po shqiptarëve sot ti duhet t’ua thuash çfarë borxhi të kanë që s’pushon së ngatërruari dynjanë!”

Kurse, Meta me anë të një postimi në Facebook, falenderon Ramën për fjalët e mira që ka thënë për të 20 vite më parë “dhe që m’i thua gjithmonë kur takohemi nga afër.”

Statusi:

“Edi, faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua 20 vite më parë dhe që m’i thua gjithmonë kur takohemi nga afër.

E di vetë ti!

Por nesër është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, ndaj të lutem mos dëgjo më bandat dhe oligarkët se nuk ja u ka parë kush hajrin!

Koha për një FRYMË TË RE, për një bashkëjetesë qytetare dhe europiane, është tani!

Respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe të lutem hapi listat, për socialistët në radhë të parë dhe për të gjithë shqiptarët.”  s.b/abcnews.al/