Vijojnë replikat për Rinasin, Rama-Metës: Humoret vulgare konfirmojnë që je nxitës i kësaj goditjeje

schedule15:10 - 7 Prill, 2021

schedule 15:10 - 7 Prill, 2021

Vijojnë replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Republikës Ilir Meta në lidhje me protestën e kontrollorëve ajrorë të aeroportit të Rinasit. Në një postim në Tëitter, kreu i qeverisë shkruan se “humoret vulgare” të Presidentit thjesht rikonfirmojnë që ai është nxitës i protestës.

Po ashtu Rama shprehet i bindur se “goditja e çmendur e nxitur nga Berisha e Meta nuk do t’ia dalin.

Kryeministri Rama ne Twitter:

“Humoret vulgare të IM ndërkohë që një grup i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”, thjesht rikonfirmojnë se IM është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s’ka shqiptar që s’e kupton pse! Po s’do ia dalin jo!” sb/abcnews.al/