Vijojnë luftimet, shkon në 227 numri i palestinezëve të vrarë në Gaza

schedule21:51 - 19 Maj, 2021

schedule 21:51 - 19 Maj, 2021

Të paktën 227 njerëz janë vrarë në Gaza që kur filluan luftimet midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në enklavë, sipas zyrtarëve të shëndetësisë.

Ministria e shëndetësisë e Gazës tha se 64 fëmijë, 38 gra dhe 17 të moshuar ishin midis të vdekurve, ndërsa 1,620 njerëz u plagosën.

Ushtria e Izraelit ka deklaruar se ka vrarë më shumë se 100 militantë palestinezë në Gaza. Ndërkohë, Hamas, grupi militant palestinez që drejton territorin, nuk jep shifra të viktimave për luftëtarët.

Nga ana tjetër, në Izrael të paktën 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë. Situata në Gaza dhe Izrael është më e rëndë që nga viti 2014. Pavarësisht përpjekjeve të udhëheqësve botërorë, aktualisht nuk ka asnjë shenjë armëpushimi. g.v/abcnews.al