Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për një fëmijë 5 vjeç dhe dy shtetas gjermanë që janë shpallur të zhdukur në Majorka të Spanjës. Ishulli në fjalë u godit rëndë nga moti i keq me rreshje të dendura shiu që solli dhe përmbytje të mëdha. Autoritetet deri më tani kanë njoftuar se 10 persona kanë humbur jetën.
2 prej tyre ishin shtetas britanikë. Zona e prekur në Majorka është vizituar nga kryeministri Pedro Sançez, i cili premtoi se qeveria e tij do të bëntë ç’është e mundur për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur. Ndërkohë, dëmet materiale janë të shumta.
Për këtë, qeveria spanjolle ka krijuar një grup që do të kontrollojë shtëpi më shtëpi për të vlerësuar dëmet. Në terren ka zbritur edhe sportisti I njohur, Rafael Nadal. Kampioni në tenis, ka takuar disa prej banorëve të Majorkës të prekur nga përmbytjet. /abcnews.al