Vijojnë kërkimet për 12 të zhdukurit në anijen që u dogj në Korfuz, gjendet një i mbijetuar

schedule08:30 - 20 Shkurt, 2022

schedule 08:30 - 20 Shkurt, 2022

Në ditën e tretë të kërkimeve për 12 të zhdukurit në anijen që shpërtheu në flakë në Korfuz, mëngjesin e kësaj të diele  është gjetur një person i gjallë., duke rritur shpresat për të mbijetuartë tjerë.

Mediat greke bëjnë me dije se një pasagjer  ne origjinë lituaneze është gjetur i gjallë në Euroferry Olympia dhe po punohet për lirimin e tij dhe nxjerrjen e sigurt nga anija.

Ndërkohë koma vijon ankthi për fatin e 11 të zhdukurve të tjerë . Anija është tërhequr në një vend të sigurt, në veri të Korfuzit.

Momentet dramatike që ata përjetuan gjatë operacionit të shpëtimit në anijen Euroferry Olympia u përshkruan më herët nga shpëtimtari që zbriti nga helikopteri Super Puma në kuvertë. Zjarrfikësi George Mitsis, kreu i EMAK-së së 5-të, kaq theksuar se ka qenë një ndër operacionet më të vështira të shpëtimit ku era toksike krijon një situatë të padurueshme.

Ndërkohë theksohet se për shkak të flakëve në anije temperaturat kalojnë 2000 gradë Celsius, që do të thotë se hekuri, fletët dhe çdo material është shkrirë./abcnews.al