Dance Reality Show “T’ka mami yll” mbylli të shtunën një mbrëmje shumë emocionuese. Festat e Nëntorit kishin në qendër vallet shqiptare, ku nuk munguan as kërcimet e mamave.
Deri në fund, të gjithë kanë qenë në ankth pasi si rrallëherë nuk pasur eliminime.
Mamatë e Alvës dhe Laurës, gjithshtu dhe tezja e Rejanës kërcyen vallen përmetare “O dhënder ku vete kshu”, duke dhuruar spektakël. Gjithashtu, shpëtuan edhe vajzat nga mundësia për tu larguar.
Ndërkohë, sot ka nisur një tjetër javë me sfida të vështira. Profesor Albi Nako ka njoftuar fëmijët se cilin do të kenë përballë këtë javë. Pasi kanë mësuar kundërshtarët e tyre, konkurentët kanë nisur edhe nga komentet. Disave i është dukur sfida e vështirë, pasi e kanë konsideruar kundërshtarin e fortë, ndërsa disa të tjerë e kanë marrë më me sportivitet./abcnews.al