Edhe pse ndodhet në arrati prej ditësh, pasi është shpallur në kërkim nga policia pas protestave për Klodian Rashën, Stresi nuk e ka ndalur karrierën muzikore.
Ai vazhdon me sulmet e vazhdueshme derisa të vendoset drejtësia.
Këtë gjë ka bërë edhe me këngën e fundit të publikuar rreth dy orë më parë, në bashkëpunim me One T dhe Anestezion, “Gang Shit”.
Stresi ka thumbuar sërish Policinë e Shtetit, pasi e përmend disa herë në vargjet e këngës. l.k/abcnews.al