Në prag të nisjes së sezonit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës po punon për të siguruar më shumë siguri pranë shkollave. “Edhe pranë shkollës “Misto Mame”, përfundoi vijëzimi i vendkalimit të këmbësorëve! ??♂️
Teksa presim nisjen e sezonit të ri shkollor ??, po punojmë për të siguruar më shumë siguri në rrugë për çdo kalimtar, e veçanërisht për nxënësit”, shkruan Veliaj. Ekipi i Mirëmbajtjes së Sinjalistikës punoi për vijëzimin e vendkalimit të këmbësorëve edhe te Shkolla e Kuqe, shkolla“Gjon Buzuku” dhe shkolla “Fan Noli”.
Ndërkaq krahas pubimeve për ndërtimin e shkollave të reja, janë bërë dhe ndërhyrjet në shkollat ekzistuese në mënyrë që gjithçka të jetë gati këtë shtator për të pritur nxënësit për vitin e ri arsimor./abcnews.al