Vijëzime të reja në kryqëzimin e rrugëve “Sami Frashëri” e “Gjin Bue Shpata”, Veliaj: Tirana, një qytet më i sigurt për të gjithë

schedule14:10 - 1 Shtator, 2024

schedule 14:10 - 1 Shtator, 2024

Siguria ndaj këmbësorëve është një ndër prioritetet e bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, bën më dije se në rrjetin rrugor të Tiranës janë shtuar kalime të reja të këmbësorëve me anë të vijëzimit. Bëhet fjalë për vijëzimet e reja në kryqëzimin e rrugëve “Sami Frashëri” – “Gjin Bue Shpata” duke bërë të mundur që siguria e këmbësorëve të jetë më e lartë.

“Vazhdojmë punën për të siguruar një qytet më të sigurt për të gjithë! Kemi përfunduar shënjimet e reja të kalimtarëve në kryqëzimin e rrugëve “Sami Frashëri” – “Gjin Bue Shpata”. Këto përmirësime janë të domosdoshme për një trafik më të rregullt dhe për t’u dhënë përparësi këmbësorëve tanë”, shkruan Veliaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!