Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vija e kuqe është Salianji! 35-vjetori i themelimit në Kavajë, PD e përçarë

schedule23:09 - 18 Dhjetor, 2025

schedule 23:09 - 18 Dhjetor, 2025

Edhe fitorja përçan.

S’ka pajtim as në Kavajën demokratike. Dega lokale e PD ndau ftesat për 35-vjetorin e themelimit, Berisha e pranoi, Salianji sërish mungoi.

Sebepi për këtë bashkim do të ishte kryebashkiaku blu, Fisnik Qosja që vijën e kuqe të doktorit apo të Salianjit, e kalon vetëm politikisht, kur xhepin e zbrazët të djathtë ia ngroh vetëm qeveria e majtë.

Por kësaj radhe, kur foli, anoi pak më shumë nga shoku i tij.

“Dita erdhi, është 22 dhjetori. Kemi nevojë të përevshim mëngët e ta bëjmë PD fituese. Ta bëjmë bulevardin dëshmorët e kombit të kumbojë.”

Po si humbjet, edhe fitoret i vendos vetëm Berisha kush dhe si i arrin. Ndaj dhe i vendosi Qosjes vijën e kuqe, dhe në PD vija e kuqe nuk është Rama, por Salianji.

Përpjekje të jashtëzakonshme u bënë të shuajnë Partinë Demokratike si parti sovrane, të shpirtit dhe zemrave tuaja.

Përpjekje të jashtëzakonshme u bënë të shndërrojnë Partinë Demokratike në një parti fasadë të Partisë së Krimit. Të gjitha dështuan.

Festa zgjati pak, por doktori e kori dhe një fitore. Pas Alimehmetit në Tiranë, dhe Aulon Kalasë në Durrës, i mori kësaj radhe Hysen Kadiun e Kavajës, më i votuari i primareve në Tiranë.

Kavajsit demokratë e votuan për ta futur në listën e mbyllur, por doktori e zëvendësoi me djalin e Fahriut. Tani doktori ka edhe Kadiun, edhe Fahriun. Nuk dihet nese ka votat, por për ato ka vite që nuk ka interes. Ndaj dhe si ëmbëlsirë në fund të takimit me kavajasit, u mor vesh se Salianji nuk është më i përfshirë në organizimin e partisë në Tiranë.

Një paralajmerim e dha më herët në kuvend. Tashmë Salianji bashkë me Gridën, i përkasin të kaluarës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!