Vihet nën kontroll zjarri në afërsi të fshatit Tragjas të Vlorës.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte në Tragjas për të parë nga afër situatën.
“Fatmirësisht, një front zjarri, që dukej sikur po rrezikonte disa banesa, është parandaluar në kohë rekord nga zjarrfikësit. Skuadrat do vazhdojnë të angazhuara. Nesër në mëngjes do bëhet evidentimi i plotë. Mbetemi vigjilentë”, theksoi ai./abcnews.al

