Zjarri në Zvërnec. Një sipërfaqe e konsiderueshme është përfshire nga flaket ndërsa pranë ndodhet edhe banesa . Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse ndërsa po punohet për lokalizimin e zjarrit.
Në ndihmë të forcave zjarrfikëse, ku kanë mbërritur tre automjete, ka mbërritur edhe një automjet i ujësjellësit, por edhe banorë të zonës për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve, por edhe shuarjen e tyre.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende edhe pse dyshohet i qëllimshëm. Për shkak të temperaturave të larta, por edhe erës në zonë flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme duke rrezikuar dy banesa në afërsi të zonës.
Në zonë dhe forca të policisë për të bërë të mundur lëvizjen e qytetarëve dhe pushuesve në afërsi të zonës. Aktualisht zjarri është vënë në kontroll./abcnews.al