Vig Poppa jep lajmin e mirë për adhuruesit e muzikës së tij

schedule10:41 - 19 Qershor, 2021

schedule 10:41 - 19 Qershor, 2021

Vig Poppa, një ndër reperët më të suksesshëm të skenës shqiptare është mjaft aktiv me projekte muzikore. Pak ditë më parë, artisti publikoi duetin me DJ Geek, që rezultoi mjaft e suksesshme ndërsa pritet të publikoi ditën e nesermë dhe projektin me Ronela Hajatin.

Së fundmi, reperi gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, ka zbuluar se është duke punuar për prurje të reja muzikore. Madje, ai ka shuar dhe kuriozitetin e adhuruesve të tij mbi një album, duke thënë se është duke punuar me të.

“A ki me bo album najher?”, ka qenë pyetja e njëri prej ndjekësve. “Jam duke e bërë një album, ama vetëm një.”, i është përgjigjur reperi. /abcnews.al