“Kupa e Afrikës meriton më shumë respekt”. Kështu deklaroi sot tekniku i Crystal Palace, Patrick Vieira duke folur për polemikat lidhur me ngjarjen në prag të ndeshjes së Premier Ligës kundër Tottenham.
“Kupa e Afrikës është po aq e rëndësishme sa edhe Kampionati Evropian. Nuk do të pengoj kurrë asnjë lojtar që të luajë në Kupën e Afrikës”.
Crystal Palace do të humbasë Kouyate, Zaha dhe Ayew pasi do të jenë të grumbulluar nga shtetet e tyre përkatëse.
“Unë respektoj dhe kuptoj pasionin dhe rëndësinë e përfaqësimit të vendit tënd për këta lojtarë”, u shpreh Vieira./h.ll/abcnews.al

