Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vidhte biçikleta e monopatina në Tiranë, arrestohet 22-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal

schedule11:17 - 29 Nëntor, 2025

schedule 11:17 - 29 Nëntor, 2025

Policia e Tiranës ka zbardhur dhe dokumentuar 8 raste të vjedhjeve të kryera, kryesisht gjatë muajit të fundit.

Në pranga është vënë një 22-vjeçari, si autori i dyshuar. Sipas hetimeve ka rezultuar se 22-vjeçari është i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i vjedhjes së 6 biçikletave, 1 monopatinë gjatë muajit maj dhe nëntor, të cilat shiteshin nga ana e këtij shtetasi në zona të ndryshme të Tiranës dhe të 1 dyqani.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!