Vidhte banesa në Sarandë, vihet në pranga 24-vjeçari

schedule10:08 - 15 Prill, 2018

schedule 10:08 - 15 Prill, 2018

Policia ka arritur të zbardhë një seri vjedhjesh të ndodhur në qytetin e Sarandës. Gjatë operacionit të koduar “Speed”, në prangat e policisë ka rënë 24 vjeçari, Dhimitri Terolli.

Arrestimi i tij u bë pasi të shtunën ka vjedhur banesën e A.H në lagjen ”Nr.1”, duke marrë disa sende , të cilat më pas janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

“Gjithashtu ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:
Më datë 12.03.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit O.D.. Më datë 24.03.2018, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetases S.V.. Më datë 29.03.2018, në lagjen ”Nr.3.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit A.B.. Më datë 03.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A.V.. Më datë 05.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit N.Gj.”, thuhet në njoftimin e policisë.

24-vjeçari rezulton me precedentë penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve. Në ngarkim të Terollit rëndon akuza e ”Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal./abcnews.al